Flash

Lori Hoxha tregon përse kunati i saj është "zhdukur" nga rrjetet sociale

Lapsi.al 28 August 2018
Lori Hoxha tregon përse kunati i saj është "zhdukur"

Moderatori shqiptar Ledion Liço kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Sara Hoxhën, në një ceremoni madhështore buzë liqenit Como në Itali.

Moderatori vendosi ta përjetojë këtë moment, larg çdo lloj kontakti me botën e jashtme, ndaj u zhduk pa lënë gjurmë nga rrjetet sociale, duke mbyllur profilin e tij në “Instagram”.

Kunata e tij, Lori Hoxha, ka zbuluar për herë të parë arsyen përse Ledioni vendosi të marrë këtë vendim. Sipas saj, moderatori ka zgjedhur të detoksifikohet nga rrjetet sociale, çka nënkupton se ai do të qëndroj larg të gjithë informacioneve të panevojshme.

Duke qënë se Ledioni mungon, Lori ka zgjedhur të vijojë traditën e kunatit të saj, ku sugjeronte ndjekësit mbi filmat dhe serialet më të fundit.

“Meqënëse Ledion Liço ka zgjedhur të detoksifikohet nga rrjetet sociale, e ndjej si detyrë të këshilloj se cili film është i mirë në këtë moment. Të lutem, nisni të shihni “Handmaid’s Tale”. Jam fiksuar. Edhe ti, nëse do e shohësh. Do të më falenderosh më vonë në koment ose me mesazh.” – shkruan Lori Hoxha.

Të këshilluara

Kendall Jenner kthehet në anoreksike

Kendall Jenner, ka humbur mëshumë peshë se kurrë kohët e fundit, kjo për shkak të dietës së saj ekstreme. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka limitua...

16:47

Zbulohet lidhja e re e Iggy Azalea (Foto)

Pas ndarjes nga Tyga dhe DeAndre Hopkins, Iggy Azalea duket po fillon një romancë të re me yllin e NBA-se, Jimmy Butler. Ky i fundit dhe Iggy u panë sëbashku në...

14:40

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI