Flash

Dua Lipa: Nuk i them jo një bashkëpunimi me Ritën, Beben dhe Erën

Lapsi.al 28 August 2018
Dua Lipa: Nuk i them jo një bashkëpunimi me Ritën, Beben dhe

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore dhe nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj dhe se sa e vlerëson mbështetjen e fansave shqiptarë.

Gjatë një interviste për kosovaren “Telegraf”, foli rreth sukseseve të saj në tregun botëror të muzikës, si dhe për paraqitjen e fundit në “Sunny Hill Festival”, në Prishtinë: “Një milion herë faleminderit fansave shqiptarë që më mbështetën dhe besuan te unë. Festivali “Sunny Hill” ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Është mënyra më e mirë për të promovuar rininë tonë të bukur, qytetin tonë të bukur dhe Kosovën në të njëjtën kohë. Për të parë kaq shumë të rinj të bashkuar duke u argëtuar dhe duke shijuar çdo moment të saj, më bën të ndihem krenare që jam pjesë e saj”. E pyetur për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare që kanë prekur famën botërore, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Era Istrefi, Dua u përgjigj: “Jam gjithmonë krenare për të gjithë bashkëkombësit e mi dhe sukseset e tyre dhe sa herë që dëgjoj gjëra të mëdha për ta, më bën edhe më krenare fakti që jam shqiptare. Bashkëpunim? Pse jo. Ndoshta një ditë nëse do të gjejmë kohë dhe hapësirë për të bërë diçka së bashku”.

Të këshilluara

Zbulohet lidhja e re e Iggy Azalea (Foto)

Pas ndarjes nga Tyga dhe DeAndre Hopkins, Iggy Azalea duket po fillon një romancë të re me yllin e NBA-se, Jimmy Butler. Ky i fundit dhe Iggy u panë sëbashku në...

14:40

Pippa Middleton shfaqet shtatëzanë (FOTO)

Pipa Middleton motra e dukeshës së  Cambridge ,do të bëhët në tetor mama. Këtë e ka bërë të ditur revista ‘Chi’ e cila ka publikuar një foto të Pipa Middleto...

13:43

Ed Sheeran, tashmë i martuar

Në muajin janar këngëtari i dashur për publikun Ed Sheeran ka njoftuar se është fejuar me partneren e tij Cherry. Por duket se martesa ka qenë e menjëhershme dh...

12:45

Eddie Murphy, baba për herë të dhjetë

Aktori Eddie Murphy 57 vjeç pritet të bëhet baba për herë të dhjetë. Ai është i lidhur me modelen australiane Paige Butcher, 39 vjeç dhe presin fëmijën e dyt...

12:05

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI