Flash

Përleshje në koncertin e Jay Z dhe Beyonce (Video)

Lapsi.al 27 August 2018
Përleshje në koncertin e Jay Z dhe Beyonce (Video)
Beyonce dhe Jay Z janë duke vazhduar turin “On The Run II” dhe mbrëmjen e së shtunës kanë qenë duke performuar në Atalanta. Gjithçka po shkonte mirë derisa në një moment, kur Beyonce dhe Jay Z po largoheshin nga skena, një fans u ngjit në skenë dhe vrapoi drejt tyre, që po shkonin në prapaskenë. Me sa shkruhet në mediat amerikane, fansi ka qenë i dehur. Veprimi i fansit ka çuar në një përleshje mes tij dhe balerinëve të shumtë që ndodheshin në skenë, të cilët sapo e kanë kuptuar çfarë po ndodhte janë lëshuar drejt tij për ta ndaluar. Ky është momenti kur fansi ngjitet në skenë.
Ky është momenti kur balerinët shkojnë drejt tij për ta ndaluar.
Dhe në këtë video duket si një sherr mes balerinëve dhe fansit dhe të gjithë janë bërë konfuzë.
Sipas TMZ, policia mbërriti brenda pak minutash, por nuk mori masa kundër fansit të dehur. Askush nuk u lëndua nga ky incident, por është paralajmëruar se në koncertet e ardhshme të çiftit do të merren masa më të rrepta.

Të këshilluara

Era Istrefi kryen ndërhyrje kirurgjikale

Këngëtarja shqiptare i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale vetëm pak ditë më parë. Ajo është operuar nga apendesiti  por çdo gjë ka shkuar mirë. Ka qen...

16:42

Ribashkohen G ezay dhe Halsey

Pak ditë më parë, në festën e VMA të mbajtur me 20 gusht, ish çifti G-Eazy dhe Halsey u panë së bashku. Të gjithë u bënë kuriozë nëse ata ishin rikthyer  pasi n...

15:43

Kylie dhe Travis, gati për dasmën e tyre

Ajo dhe i dashuri i saj Travis Scott duket se po bëjnë planet e tyre për dasmë. TMZ shkruan se ata tashmë janë më të dashuruar se kurrë e sidomos pas lindjes së...

14:50

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI