Flash

Wolfsburg, shirit kapiteni kundër homofobisë, por ka lojtarë që janë kundër.

Lapsi.al 26 August 2018
Wolfsburg, shirit kapiteni kundër homofobisë, por ka lojtarë

Një simbol, mijëra domethënie. Shirit i kapitenit, në vitet e fundit, është përdorur për të dërguar mesazhe të cdo tipi. E nëse në shumë kampionate, me rregullore, shiriti duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, në Gjermani, Wolfsburg, kërkon ta përdorë për të treguar se të gjithë janë njëlloj. Edhe jo të gjithë janë dakord.

Klubi gjerman, në këtë sezon, dop të përdorë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit. Idea është ajo e të krijuarit një simbol kundër homofobisë e për të dhënë një sinjal kundër racizmit. “Klubi ynë –shpjegoi administratori i deleguar Schmadtke – lufton që të ketë një tolerancë më të madhe. Mesazhi ynë është se diversiteti na pëlqen”.

Që nga Under 10 deri në skuadrën e parë, kapitenët e “Ujqve” do të luajë të gjithë me të njëjtin shirit. Për këtë edhe në ndeshjen e fituar një ditë më parë ndaj Schalke, Josuha Guilavogui ka mbajtur shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit.

E megjithatë, pikërisht tek Wolfsburg, ka nga ata që nuk ndajnë të njëjtin mendim për inisiativën. Kroati 20 vjecar Josip Brekalo, mjaft i vlerësuar në Gjermani, është pozicionuar duke pëlqyer komentet e tifozëve që janë shprehur kundër vendimit të klubit.

Megjithatë, kur i është kërkuar shpjegim nga drejtuesit në fund të ndeshjes, lojtari është justifikuar me defektin në telefon, por pa u tërhequr nga kundërshtia për vendimin e klubit. "Nëse dikush do ta jetojë jetën në mënyrë tjetër nuk është një problem dhe nuk më takon mua ta gjykoj. Por nuk më pëlqen të mbaj një silmbol që mbron këndvështrimin e jetës së personave të tjerë. Nuk mendoj se duhet ta mbaj atë shirit”.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI