Flash

Super-Bregu fundos Kastriotin: Vlonjati arma plus e Shehit për titullin

Lapsi.al 26 August 2018
Super-Bregu fundos Kastriotin: Vlonjati arma plus e Shehit për titullin

Është herët të flasësh për titull, kur kanë kaluar vetëm dy javë kampionat. Por nëse llogaritë bëhen me një skuadër që e ka fituar atë 7 herë në 8 vitet e fundit e që në formacion ka 7 nga 11 lojtarët e trofeve me një emër plus - Dejvi Bregun, atëherë dy fitoret radhazi bëjnë sens dhe kundërshtarët duhet të frikësohen.

Orges Shehi e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin dhe aventurën e tij si trajner: dy fitore, 4 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Më mirë se kaq...

Vetëm se në 0-3 e fiksuar në stadiumin “Redi Maloku” korcarët kanë patur Bregun në një formë të jashtëzakonshme: dy gola për vlonjatin në sfidën me Kastriotin. Në minutën e 30 shtatshkurti ishte magjistral në goditjen e dënimit, ndërsa kompleksoi portierin Kuka 5 minuta nga fundi, pas asist të Oto Xhon.

Demte në fakt ishte ai që hapi rezultatin shifrat, pas një asisti të nga Krasniqit, por tani Skënderbeu ka 6 pikë dhe me një Bregu kështu ëndërron larg. E provoi Kastrioti, që kishte marrë besim pas suksesit në Gjirokastër, por korcarët ishin shumë të fortë dhe të gjithë janë të paralajmëruar.

Të këshilluara

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI