Flash

Gëzimi i një kryeministri për një foto me Ronaldon

Lapsi.al 26 August 2018
Gëzimi i një kryeministri për një foto me Ronaldon

“Vesi del me shpirtin”. Edi Rama ka treguar shpesh shenja papjekurie. I fundit është ai i kësaj të shtune kur pati rastin të vizitojë “Juventus Stadium” për të ndjekur ndeshjen e bardhezinjve me Lazion. Megjithëse tha se ishte i ftuar i drejtorit shqiptar të Lazio, Igli Tare i harroi këta të fundit pasi postoi në rrjetet sociale një video me presidentin e bardhezinjve Andrea Agneli. Si një adoleshent ka ndarë në rrjetet sociale edhe një foto me yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë, kryeministri shqiptar gëzohet si një fëmijë kur merr lodrën e premtuar të Krishtlindjeve. Por i gjithë ky udhëtim “blic” i kryeministrit shqiptar nuk kaloi pa polemika.

Pikëpyetje u ngritën mbi rrugën e zgjedhur nga kreu i qeverisë për të mbërritur në Torino.

Kuptohet që Rama ka zgjedhur rrugën më të shkurtër. Nga Vlora, ku mbajti për dy ditë një takim informal me ministrat, u nis me helikopter qeveritar për në Rinas ku e priste një avion çarter. Me të direkt e në Torino. Reagimeve online që shkaktoi ky akt i kreut të qeverisë iu përgjigj këshilltari i tij. Endri Fuga, drejtor i Komunikimit në Kryeministri i tha gazetës “Panorama” se Rama udhëtoi me çarterin e Igli Tares drejt Torinos, i cili i kishte siguruar një vend.

“Është plotësisht e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Torinos, së bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime në jug të Shqipërisë, është kthyer sot në detyrën e tij”, – ka thënë Endri Fuga.

Sipas tij, kryeministri ishte i ftuar më pas nga presidenti Agnelli, për ndeshjen e parë në shtëpinë e juventineve dhe do te kthehet në Shqipëri mëngjesin e së dielës. Gjithesi Fuga nuk thotë nëse Gjithesi Fuga nuk thotë nëse do të jetë sërish çarteri i Igli Tares që do ta kthejë kreun e qeverisë në atdhe. Fuga thotë se udhëtimet e kryeministrit të vendit i kanë kushtuar shumë më pak buxhetit te shtetit, sesa ato të paraardhësit të tij pasi Rama dhe ministrat udhëtojnë në Economy Class.

“Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjëherë për asnjë udhëtim privat apo familjar te tij” – thotë Fuga që shton se përdorimi i helikopterit është brenda orëve të detyruara vjetore të fluturimit që këto mjete kryejnë.

Këshilltari i Ramës kërkon të theksojë se kryeministri ynë nuk bën jetë luksoze, por në vendin më të varfër të Europës, ku mijëra persona nxirren nga skema e ndihmës ekonomike, ku të fusin në burg nëse nuk paguan dritat, ku të flakin në rrugë nëse nuk voton partinë në pushtet, ku nuk ka sindikata, ku vota blihet për një thes miell, fotoja e të parit të vendit me Cristiano Ronaldon pasi “ia kanë shtruar rrugën” me helikopterë dhe avionë privatë tingëllon si tallje me të gjithë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në...

16:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI