Flash

Video/ Hoffenheim akuzon hapur VAR: "Bayern u ndihmua, penallti inekzistente"

Lapsi.al 25 August 2018
Video/ Hoffenheim akuzon hapur VAR: "Bayern u ndihmua, penallti

Kampionati gjerman fillon por menjëherë ka polemika, edhe pse ndeshjet janë asistuar nga teknologjia. Madje pikërisht VAR ka qenë në qendër të akuzave të Nagelsmann, që nuk heziton të sulmojë Bayern Mynih: "Ribery u hodh një orë përpara ndërhyrjes. Penallti inekzistente".

Në Gjermani ishin skeptikë për përdorimin e moviolës në fushë dhe ndeshja e parë vetëm sa i ka bërë edhe më skeptikë. Në të 78' e Bayern Mynih-Hoffenheim, me rezultatin 1-1, vjen episodi që vendosi ndeshjen: Nordtveit ndërhyn në sparkatë ndaj Ribery që rrëzohet. Për arbitrin është 11 metërsh. Var nuk ndërhyn dhe Lewandowski shkon tek pika e bardhë. Polaku gabon goditjen, por Robben shënon gjithësesi, përpara se Var të përsërisë goditjen për prezencë të madhe lojtarësh në zonë. Herën e dytë Lewandowski shënon në tentativën e parë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/k5/K56X.mp4

Në realitet ndërhyrja e Nordtveit nuk dukej penallti (edhe Kovac, trajneri i Bayern, pranoi se nuk do ta kishte akorduar) e shumë të tjerë kontestuan vendimin për të përsëritur 11 metërshin në vend të dënohej hyrja para kohe e Robben në zonë. "Ribery u hodh një orë përpara ndërhyrjes.– shpjegoi tekniku i Hoffenhaim për Eurosport –. Në këtë rast Var nuk ishte prezent dhe nuk ndërhyri. Përse nuk i marrin vendimet nga Këlni (qendra e VAR në Gjermani)? - bën pyetjen Nagelsmann –.Atëherë vendosim një ekran gjigant në stadium, është më ekonomik se qendra në Këln. Nuk kemi nevojë për to nëse nuk marrin vendime".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI