Francezi e kuptoi menjëherë shkallën e dëmtimit dhe doli nga fusha duke caluar, pa e vënë këmbën në tokë, i ndihmuar nga stafi mjekësor i Bayern. "Ajo që ndodhi është shumë e trishtë, kam mbetur i tronditur, King ishte i jashtëzakonshëm deri në atë moment", u shpreh mbrojtësi Joshua Kimmich.
Sezoni i Coman fillon kështu në mënyrën më të keqe. Ndërsa konfirmimi për shkallën e dëmtimit ka ardhur nga vetë klubi bavarez. "Kingsley ka pësuar një ndrydhje të ligamenteve në kaviljen e majtëdhe do të mungojë për shumë javë. Të urojmë rikuperim sa më të shpejtë Kingsley ".
Kingsley Coman has suffered a syndesmosis ligament tear in his left ankle and will be out for several weeks.
— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 24, 2018
Wishing you the speediest of recoveries, Kingsley! ? pic.twitter.com/649TH4tO3H