Flash

Dalin pamjet/ Rama në stadiumin e Juventusit për të parë Ronaldon (FOTO+VIDEO)

Lapsi.al 25 August 2018
Dalin pamjet/ Rama në stadiumin e Juventusit për të parë

Ajo që përflitej rezulton e vërtetë. Kryeministri shqiptar Edi Rama e la me urgjencë mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë për të parë ndeshjen me Lacios dhe Juventusit në Torino. Tifozi i flaktë i bardhezinjve është parë të bisedojë me presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli në Juventus Stadium.

Ishte deputeti i PD-së, Edi Paloka që fillimisht shkroi në Facebook se kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë” – shkruan Paloka.

Vetëm kohët e fundit Rama është shfaqur si tifoz i Juventusit pasi në të kaluarën ka bërë tifo për Interin. Meqë nuk e ka sqaruar ndonjëherë këtë kalim, i mbetet vetëm të tregojë se me cilat para pagoi avionin charter, pasi për vendin VIP në tribunën e Juventusit do të thotë se ishte “i ftuar”. ©LAPSI.al

[caption id="attachment_333387" align="alignnone" width="720"] Edi Rama dhe Andrea Agnelli[/caption]

Rama me Andrea Agnelllin on Vidnews.

Të këshilluara

Shansi i dytë i Greqisë

Për tetë vjet me radhë BE demonstroi solidaritet të madh dhe tregoi që është e mundur që së bashku të arrihen rezultate të habitshme. Riparimi i rastit për fali...

13:01

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI