Flash

Brenda ditëlindjes së Ermal Fejzullahut, kush ishte dhe kush mungoi

Lapsi.al 25 August 2018
Brenda ditëlindjes së Ermal Fejzullahut, kush ishte dhe kush mungoi

Një super festë organizoi bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana me rastin e 30-vjetorit të këngëtarit. Fotot dhe videot e publikuara nga të ftuarit mbrëmjen e djeshme, e kallën Instagramin.

Festa u shndërrua në një koncert pasi thuajse të gjithë të ftuarit ishin këngëtarët e njohur të Kosovës, miq të Ermalit dhe Arianës, si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lyrical Son etj që performuan hitet e tyre më të fundit.

Kjo ditëlindje tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për nga vetë organizimi, por edhe për disa detaje që “Iconstyle.al” pikasi, dhe që mund t’i shihni më poshtë:

1.Ermal Fejzullahu i këndoi vetes për ditëlindje

Po, po! E bëri si burrat! Mori mikrofonin dhe këndoi “Shumë urime për veten”, teksa priste tortën në formë pianoje me Arianën.

 

2.Vetëm Ariana Fejzullahu e veshur me të bardha

Kodi i veshjes në festën e ditëlindjes ishte: All Black! (Të gjithë me të zeza) Por çuditërisht, Ariana, vetë organizatorja e festës e kishte thyer kodin dhe ishte veshur nga koka te këmbët me të bardha. A ishte kjo një mënyrë për të rënë në sy? Sigurisht. Ajo shkëlqente e gjitha.

3.Ledri Vula me të dashurën dhe ish-in në party

Ajo që na tërhoqi vëmendjen ne, ishte fakti që Ledri vijonte të filmonte ish-in Dafina Zeqiri, ndërkohë që e dashura e tij Sara ishte në krah. Me sa duket, kjo gjë nuk përbën një problem për Sarën, e cila me siguri e miraton marrëdhënien shoqërore të të dashurit me këngëtaren Dafina Zeqiri.

4.Po Gjiko ku e ka Elitën?

Në postimet e njëpasnjëshme të Ledrit në Instagram, nuk mungoi dhe një video me Gjikon. Reperi ishte i ftuar në festë, por sytë nuk na zunë gjëkundi partneren e tij, Elita Rudi.

 

Moderatorja thuhet se është shtatzënë, por ende nuk është konfirmuar gjë. Çifti madje do të martohej, por dasma u anulua pak ditë para, për shkak të zhurmës që po krijohej në media, gjë që dyshes nuk po i pëlqen aspak.

5.Ermal Fejzullahu qenka 30 vjeç?

Duke e pabesueshme pasi jemi rritur me këngët e tij. Por Ermal Fejzullahu e ka nisur herët karrierën e tij muzikore, që kur ishte 6 vjeç. Këngëtari është martuar vetëm 20 vjeç dhe ka tre fëmijë me gruan e ëndrrave të tij, Arianën.

/iconstyle

Të këshilluara

Çiljeta i rikthehet miqësisë me Fifin

Fifi dhe Çiljeta Xhilaga,erdhën në qënder të vëmëndjes së mediave  për shkak të çështjeve të pikëve tek ‘Kënga Magjike’. Pasi si ka dhënë pikët që kishte das...

15:36

Melania kundër Trump sërish

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump ka thënë për “Associated Press” se po planifikon udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar në disa ve...

14:56

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI