Flash

Tirana nuk di të fitojë, për fat në anën e saj kishte shtyllat

Lapsi.al 24 August 2018
Tirana nuk di të fitojë, për fat në anën e saj kishte

Tirana mezi priste të kthehej në Superiore për të treguar se jo vetëm rënia ishte një aksident, por se është koha të rikthente titullin në kryeqytet. Vetëm se në dy javë, bardheblutë kanë vetëm një pikë, edhe atë falë barazimit me shumë fat në Selman Stërmasi kundër Teutës.

Ze Maria nuk e kishte menduar ndoshta se do të ishte kaq ndryshe një nivel më lart. Kështu duhet të jetë, duke qenë se kishte deklaruar gjithnjë se kishte një skuadër në dorë, të aftë të luftojë për titull në Superiore. Është ende herët dhe braziliani mund ta bëjë realitet atë që mendon, vetëm se fillimi nuk është i tillë.

Teuta e Shkëmbit, edhe ky teknik debutues në Superiore, ishte shumë më e organizuar dhe e qartë në atë që kërkonte të bënte në kryeqytet. Madje mund të kishte marrë më tepër me dy trarët e goditur (Vecaj e Beqja), por do të kishte qenë shumë për bardheblutë, që zotëruan topin dhe kishin mundësitë e tyre, por në rrugë gjetën ish-kampionin e tyre Isli Hidi.

Në fund një pikë për Tiranën, një në total, e dy për Teutën, që me pak kujdës mund të ishte me pikë të plota pas dy javëve të para. Gjithësesi sinjalet pozitive për Shkëmbin me një prapavijë eksperte të udhëhequr nga Hidi-Bicaj-Osmani, me një mesfushë ku Avdyli premton shumë, por me një ofensivë ku Latif duhet të bëjë atë që bën sulmuesi ...dhe rastin e pati.

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI