Flash

Strategjia: Skënderbeu vazhdon gjuetinë e talenteve, firmos me Filin

Lapsi.al 24 August 2018
Strategjia: Skënderbeu vazhdon gjuetinë e talenteve, firmos me Filin

Problemet e kohëve të fundit me dënimin e UEFA-s, që qendron si hije mbi kokë, mund të kenë tronditur fort Skënderbeun, por jo aq sa ti ndryshojë konceptin për futbollin. Korcarët shpresojnë gjithnjë tek zgjidhja e situatës, e ndërsa kanë ruajtur një bazë me lojtarë ekspertë të triumfeve të fundit, vazhdojnë të ruajnë strategjinë e kërkimit të talenteve të rinj, që jo vetëm do ti japin freski fizike organikës, por janë potencial i mirëfilltë i shitjeve të mundshme.

Realdo Fili, wingeri premtues, por që mori goditjen e fortë në karrierë në vitet e qendrimit tek Partizani, ka firmosur për bardhekuqtë një javë para mbylljes së merkatos.

22 vjecari ka firmosur për dy vjet me Skënderbeun dhe është prezantuar para mediave, ndërsa menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me kampionët në fuqi.

93 ndeshje dhe 13 gola për të riun, që kthehet në një klub të rëndësishëm pas huazimit tek Kamza sezonin e kaluar. Nuk është sigurisht lojtari ideal për të dërguar topin në rrjetë, por Fili në krah mund të bëjë më shumë se mirë, sidomos tek korcarët që janë të mësuar të punojnë me lojtarë teknikë në mbështetje të qendërsulmuesit.

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI