Flash

Arrestohet Lloris, portieri i Tottenham ngiste makinën i dehur

Lapsi.al 24 August 2018
Arrestohet Lloris, portieri i Tottenham ngiste makinën i dehur

Telashe për Hugo Lloris. Kapiteni i Francës e Tottenham, në natën mes të enjtes e të premtes, është ndaluar nga policia e Londrës për një kontroll rutinë. Portieri, kampion Bote në Rusi, nuk ka kaluar testin e alkoolit dhe është mbajtur nga policia për verifikime të mëtejshme. Lloris më pas është lëshuar me kusht, në 11 shtatoriun e ardhshëm duhet të prezantohet në Gjykatën e Ëestminster.

“Një person është ndaluar nga një kontroll rutinë në Gloucester Place të premten në 24 gusht me akuzën e ngarjes së makinës në gjendje të dehur - lexohet në një komunikatë të policisë metropolitane-. Emri i tij është Hugo Lloris, 31 vjec, banues në East Finchley. Duhet të prezantohet të martën 11 shtator në Gjykatën e Ëestminster”. Problem i pamenduar për Spurs tre ditë përpara sfidës së rëndësishme në kampionat kundër Manchester United të Mourinho, ndeshje që mund ti japë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të besuarve të Pochettinos.

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI