Pas një pauzë prej 3 vjetësh gjatë të cilës ka qenë zëri teknik i Mediaset Premium Sport, "Ago" rinis punën në pankinën e DCMP Imana. Tekniku mungon në futbollin italian që prej 2013, kur drejtoi Varese. Më pas eksperienca në Shqipëri dhe tani Afrika.
Agostinelli nuk do të jetë vetëm në Kongo, sepse do të marrë edhe dy njerëzit e tij besnikë: Matteo Basile, në rolin e preparatorit atletik e Emanuele Bottoni si analist taktik.
Ky i fundit nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij në lidhje me sistemin funksional italian me një farë polemike: “Në Itali lëmë të punojnë fëmijët e miqtë, të shkretët…".
A new story in league one ⚽️??? In Italia lasciamo lavorare i figli e gli amici, poverini ... ?? pic.twitter.com/zD2j9dxV9u
— Mr Emanuele Bottoni (@EmanueleBottoni) August 23, 2018