Flash

Sulm me thikë në Francë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur. Autori thirri ‘Allah Akbar’

Lapsi.al 23 August 2018
Sulm me thikë në Francë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një lagjë në qytetin e Trappes mëngjesin e sotëm, rreth 30 km nga Parisi.

Mediat vendase raportojnë se autori është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se pas sulmit ai ka bërtitur “Allah Akbar”.

“Autori ishte fshehur në një shtëpi, por u neutralizua nga forcat e policisë” - theksoi zëdhënësja e policisë.

Nuk dihet ende nëse sulmi është i një natyre terroriste, pasi motivi dhe profili i sulmuesit janë të panjohura. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI