Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Shkruante mesazhe erotike në emër të ish-gruas, kampioni çek përfundon në burg

Lapsi.al 23 August 2018
Shkruante mesazhe erotike në emër të ish-gruas, kampioni

Probleme të pamenduara për Tomas Repka. Ish mbrojtësi cek, që ka luajtur edhe për Fiorentinën nga '98 në 2001, është dënuar me 6 muaj burgim pa kusht. Repka është dënuar nga Gjykata e Brno për motivin se ka publikuar njoftime erotike fiktive të atribuuara ish-gruas, modeles Vladka Erbova. Gjykata, që e ka gjobitur edhe me 50 mijë korona (rreth 2000 euro), është shprehur edhe kundër mikeshës aktuale të Repka e bashkëfajtore, Katerina Kristelova.

Një cështje që ka goditur thellë Erbovan, që nga jetesa me Repka ka një djalë. Gjatë seancave, përpara trupit gjykues për dëshminë e saj, Erbova ka shpërthyer disa herë në lot, duke mos besuar se ish-burri mund të arrinte deri këtu, pavarësisht se martesa e tyre përfundoi keq. "Jam e tronditur dhe ende trajtohem me një psikiatër " ka treguar ajo.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI