Flash

‘British Airways’ pezullon fluturimet direkte në Iran

Lapsi.al 23 August 2018
‘British Airways’ pezullon fluturimet direkte në Iran

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka bërë të ditur se do t’i pezullojë fluturimet e drejtpërdrejta në kryeqytetin e Iranit, Teheran, sepse sipas saj kjo linjë është “jo e qëndrueshme”. 

Njoftimi u bë i ditur pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit që përfshin Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe, shkruan rel.

Sipas ‘British Airways’, fluturimi i fundit në Teheran është planifikuar për më 22 Shtator. Britania është ndër vendet evropiane që kanë njoftuar se do t’i mbrojë kompanitë që vazhdojnë të veprojnë në Iran, por pas vendimi të Presidentit amerikan Trump, shumë kompani janë tërhequr.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI