Flash

Manchester City pa portier rezervë deri në janar, Guardiola lutet mos dëmtohet Ederson

Lapsi.al 22 August 2018
Manchester City pa portier rezervë deri në janar, Guardiola lutet mos

Pas dy javëve të para të Premier League e gjithë çështja është se kush do ta ndalojë Manchester City e Guardiolas? E në këtë situatë një dorë duket se kundërshtarëve po i'a jep…fati. Madje, e parë nga Etihad, është fati i keq. Pas Kevin de Bruyne, që do të qendrojë jashtë për tre muaj për shkak të dëmtimit në gju, vjen një tjetër goditje për Citizens. Dëmtimi i gjatë e ndoshta mbyllje e sezonit për Claudio Bravo, portieri që luan në Kupë për Guardiolan. 35 vjecari kilian ka thyer tendinën e Akilit.

Lajmin e ka publikuar klubi në faqen zyrtare, duke shtuar se portieri do të fluturojë në Barcellonë për të kryer ekzaminimet që do të saktësojnë kohët e rikuperimit. Por Guardiola tani mund të ketë ndonjë problem të pamenduar me portierin e tij. Ederson është vërtetë portieri titullar i Citizens, por edhe…i vetmi portieri në organikë. E merkato është mbyllur. Paradoksale se si dëmtimi godet në pikën e vetme ku City mund të konsiderohet me mungesa. Por edhe klubi ka përgjegjësinë e tij, duke patur parasysh tre shitjet e bëra, dy nga të cilët, duke parë dëmtimin e Bravos, do ti ishin dashur shumë teknikut katalanas.

Në fillim të korrikut, City ka shitur tek Southampton të riun Gunn, portier i ciklit të fundit të Under-21 të Anglisë. Një karrierë e kaluar në moshat e klubit, por një e ardhme e mbyllur nga Ederson. Kështu, portieri premtues u largua nga Etihad për rreth 11 milionë euro. Por shitja më e keqe ishte ajo e Joe Hart tek Burnley, për vetëm 4 milionë euro. E të mendosh që si profil, pavarësisht ndonjë paqartësie që e ka karakterizuar gjithmonë, do të ishte portieri i dytë ideal: me eksperiencë dhe njohës i ambjentit. Tani klubit i duhet të gjejë një rezervë pa kontratë, ose ti besojë të riut Grimshaë, portierit të moshave. E të lutët që Ederson as të mos sëmuret e jo më të dëmtohet.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI