Flash

Lajmi në mediat amerikane, Rusia mohon se ka humbur një raketë bërthamore

Lapsi.al 22 August 2018
Lajmi në mediat amerikane, Rusia mohon se ka humbur një raketë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë raportimet nga mediat amerikane se Rusia ka humbur një raketë bërthamore në Detin Barnet në vitin 2017 dhe tani ka nisur një mision për ta rimarrë atë.

Televizioni CNBC ka raportuar më 21 gusht se raketa ruse vazhdon të jetë e humbur diku në det, pas një testi të dështuar në fundin e vitit 2017.

Ky rrjet televiziv gjithashtu ka raportuar se ekipet ruse janë duke u përgatitur që ta rikuperojnë raketën e humbur, e cila thuhet se ka humbur gjatë një testimi në nëntorin e vitit 2017.

Kjo media amerikane po ashtu ka raportuar se tri anije do të përfshihen në operacionin e rikuperimit të kësaj rakete, përfshirë këtu një anije që është e pajisur për të trajtuar materiale radioaktive, që gjenden në bërthamën e raketës, shkruan rel.

Peskov tha sot se “në kontrast me rrjetin televiziv amerikan, unë nuk kam informacione të tilla”. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI