Flash

116 të vrarë në aksidente/ Kur do të ndalet masakra në rrugët tona?

Lapsi.al 22 August 2018
116 të vrarë në aksidente/ Kur do të ndalet masakra në

Shtatzëna që humbi jetën të martën në rrugën Levan-Fier ishte viktima e fundit e një zinxhiri aksidentesh me dhjetëra të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë.

Majlinda Troka 27 vjeçe, afërsisht 7-muajshe shtatzënë qe humbi jetën për shkak të një përpjekjeje të gabuar për parakalim të një makine që vinte përballë. Bashkë me të u plagosën edhe 5 vetë të tjerë.

Të dhënat për muajin gusht zyrtarisht nuk kanë dalë ende, por numërohen mbi 15 të vdekur në aksidente. INSTAT raporton për 116 njerëz të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në korrik.

Janë 116 nëna, baballarë, motra, vëllezërit apo fëmijë të humbur nëpër aksidente që vazhdojnë prej vitesh me të njëjtin intensitet, pa u frenuar nga asnjë masë serioze shtetërore.

Është e vërtetë se të vdekurit në aksidente për të njëjtën periudhë, një vit më parë, ishin 127 vetë, pra 11 vetë më shumë, por a mund të quhet ky një përmirësim i situatës?

Shenjat janë se jo. Sepse këta 11 jetë të shpëtuara në krahasim me një vit më parë, janë shpëtuar nga rastësia dhe aspak për hir të një plani masash të qeverisë kundër aksidenteve.

Sepse nuk ekziston asnjë plan qeveritar për t'i parandaluar aksidentet, veç lëshimit të qindra policëve me bllok në dorë të fshehur pas shkurreve në autostrada. Nuk ka asnjë plan për gjetjen, regjistrimin dhe investimin në rrugët ku mungon ndriçimi, tabelat apo shenjat paralajmëruese, që do të shpëtonin jetë njerëzish.

Gjobat e policisë nuk kanë fuqi ta ndalin vrasjen e përditshme të shqiptarëve në rrugët e Shqipërisë (sipas llogarive rezulton se çdo 3 ditë, 2 shqiptarë kanë vdekur në aksidente).

Edhe fushata e sensibilizimit me këshilla për drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i dronëve duket më shumë shprehje e shqetësimit për trafikun që krijohet nga pushuesit, sesa ndalja e aksidenteve që po marrin jetë. Prandaj dhe mesazhet e policisë në këto ditë të nxehta vere, kur aksidentet po bëjnë kërdinë, nuk është çudi që degradojnë në thirrje për të pasur kujdes nga rreziku që vjen nga drejtueset femra të mjeteve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI