Flash

(VIDEO) Sulmohet me raketa pallati presidencial në Kabul teksa falej Kurban Bajrami

Lapsi.al 21 August 2018
(VIDEO) Sulmohet me raketa pallati presidencial në Kabul teksa falej Kurban

Në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, janë hedhur mëngjesin e sotëm 9 raketa që synonin të godisnin Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit.

Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, ku raportohet për 2 të lënduar.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hipën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit,” - tha Najib Danishm, një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme.

https://www.youtube.com/watch?v=p6sVkVLS3yI

Më pas trupat ushrakë kanë siguruar zonën e shënjestruar, por ende nuk dihet me siguri se kush janë autorët e kësaj ngjarje dhe nëse ka viktima.

Në momentet para se të ndodhnin shpërthimet presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt për një televizion për festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë sqarohet se sulmi vjen 1 ditë pasi talebanët refuzuan armëpushimin, duke bërë të qartë se do të vijonin sulmet e tyre. Po me 20 gusht ata sulmuan 3 autobusë nga ku rrëmbyen 200 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ rreth 160 udhëtarë u liruan, ndërsa të tjerët mbetën robër.

Të këshilluara

Le Monde: Pse protestojnë rumunët

Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në ...

10:40

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI