Nëse konfirmohet ajo që është shkruar në “New York Times”, kjo ngjarje nuk përputhet aspak me parimet etike dhe vlerat e “Sky” dhe duke rënë dakord me “FremantleMedia” nuk mund të vijojmë bashkëpunimin me Asia Argento”.
Ky ishte pozicioni i mbajtur nga “Sky Italia”, pas akuzave seksuale ndaj Asia Argento, lidhur me bashkëpunimin me aktoren për programin “X Factor”, ku ajo është pjesë e panelit të jurisë për sezonin e ardhshëm që pritet të nisë më 6 shtator.
Shumë episode të audicionit janë xhiruar dhe tashmë “Sky” duhet të vendosë se çdo të bëjë për spektaklin e ri.
“Sky Italia e FremantleMedia nuk e kanë zgjedhur Asia Argento si anëtare jurie në X Factor Italia për angazhimin e saj në fushatën #Metoo dhe as për pozicionin e saj personal, por siç ndodh gjithnjë në X Factor Italia, për aftësitë e saj muzikore dhe për të menaxhuar një rol televiziv në një program të këtij lloji”, – thuhet në deklaratën e televizionit.
“New York Times” shkroi se Asia Argento ka paguar 380 mijë dollarë një aktor të ri, sipas të cilit kur ai ishte ende minoren aktorja italiane e ka ngacmuar seksualisht.