Flash

Ministri i Brendshëm italian thirrje BE-së: Merrni masa ose kthejmë emigrantët mbrapsht

Lapsi.al 21 August 2018
Ministri i Brendshëm italian thirrje BE-së: Merrni masa ose

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e cila nuk është lejuar për të zbarkuar.

"Ose Europa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën’’ - ishte një postim në Twitter i Salvinit, i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Ligës (ekstremi i djathtë).

”Italia e ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër” - përfundoi Salvini.

Rreth 170 migrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane "Diciotti” e ankoruar në portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike” e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur.

Të këshilluara

Le Monde: Pse protestojnë rumunët

Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në ...

10:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI