Flash

Djimsiti nuk njeh limite për Atalantën e tij: "Mendja në Europa League"

Lapsi.al 21 August 2018
Djimsiti nuk njeh limite për Atalantën e tij: "Mendja në

Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Berat Djimsiti, ka qenë një nga protagonistët në suksesin e Atalantës, në debutimin në kampionat.

"Ishte një përfaqësim për notën 10. E filluam shumë mirë kampionatin, nuk pësuam gol dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë, Frosinone kishte lojtarë të rinj por me eksperiencë në Serie A. Në rastin e parë goditën shtyllën, por pastaj kontrolluam ndeshjen".

Kështu Berat Djimsiti, në faqen zyrtare të Atalanta, ka komentuar fitoren e marrë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Frosinones. Tani mendja tek paraeleminatoret e Europa League, të enjten kundër Copenaghen.

"Copenaghen? Kjo fitore na jep besim, krijuam shumë dhe mund të bënim më shumë se 4-0. Do të shkojmë të përballemi me një skuadër ndryshe, por do të provojmë të fitojmë në Mapei Stadium, sepse pastaj në Danimarkë do të jetë e vështirë. Por shkojmë përpara me besim ", përfundoi mbrojtësi që të paktën në të parën e Serie A i ka dhënë një sinjal të rëndësishëm edhe teknikut kuqezi Christian Panuccit se do të ketë një pikë të fortë për tu mbështetur në ndeshjet e afërta të Nation Cup.

Të këshilluara

Wanda Nara, relaks me pamje nga San Siro

Gruaja e kapitenit të Inter, Mauro Icardi, opinioniste e ardhshme e Tiki Taka, ia del gjithnjë të bëjë të flasë për veten. Mjafton një pozim, në dukje i thjesht...

20:05

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI