Flash

Bashkëpunëtori i fundit i gjallë nazist deportohet nga SHBA në Gjermani

Lapsi.al 21 August 2018
Bashkëpunëtori i fundit i gjallë nazist deportohet nga SHBA

Një ish-bashkëpunëtor nazist, tashmë 95 vjeç, i cili ka shërbyer si roje i një kampi përqëndrimi, si pjesë e famëkeqes SS gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka mbërritur në Gjermani pas një beteje të gjatë kundër deportimit nga Shtetet e Bashkuara.

Jakiw Palij ka qenë një qytetar pa shtetësi, që kur një gjykatës federal i revokoi atij nënshtetësinë amerikane në vitin 2003. Prej vitesh, Gjermania ka refuzuar ta pranojë atë, kjo për shkak se ish-bashkëpunëtori nazist nuk ka pasur kurrë nënshtetësinë gjermane.

Pasi mbërriti në Dyseldorf, ai u dërgua në një shtëpi përkujdesjeje ndaj të moshuarve, sipas asaj që bëjnë të ditur mediet gjermane. Ambasadori i Amerikës në Berlin, Richard Grenell lavdëroi “lidershipin e vendosur” të qeverisë së re gjermane dhe të presidentit Donald Trump, në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Autoritetet besojnë se Palij ka qenë bashkëpunëtori i fundit i gjallë nazist që jetonte në SHBA, ndërkohë që rezidenca e tij në zonën “Queens” të qytetit të Nju Jorkut është bërë shpesh shënjestër e protestave nga banorë të tjerë të zonës.

Palij thuhet të jetë lindur në një zonë të Polonisë, e cila në ditët e sotme i përket Ukrainës. Në vitin 1943, ai iu bashkua kampit stërvitor të SS-ve “Trawniki” në Poloninë e pushtuar nga nazistët. “Trawniki” ka qenë i njohur për keq për shkak se aty stërviteshin mijëra civilë nga zonat e pushtuara, të cilët më pas u bënë pjesë aktive e SS-së, sikurse edhe rojet e kampeve të vdekjes në Sobibor, Treblinka dhe Belzec.

Të këshilluara

Le Monde: Pse protestojnë rumunët

Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në ...

10:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI