Flash

Zbulimi i Klopp: Karius për pak shkatërroi transferimin e Alisson

Lapsi.al 20 August 2018
Zbulimi i Klopp: Karius për pak shkatërroi transferimin e Alisson

Fundi i një makthi për Loris Karius pas dy gafave të tmerrshme në finalen e Champions League: portieri, në fakt, është në rrugën e daljes nga Liverpool. Do të nisë gjithcka nga Turqiame fanellën e Besiktas ku e pret një kontratë me 1 milionë e gjysëm euro në vit.

Gjermani do të fluturojë drejt Turqisë e ndërkohë Jurgen Klopp ka zbuluar një prapaskenë interesante, aq sa blerja e Alisson nga Roma për 60 milionë euro mund të dështonte.

Fajin e kanë shumë kritika për Karius, pas gabimeve në Kiev: "Mënyra se si njerëzit reaguan negativisht ndaj Loris pas finales gati më bindi të hiqja dorë nga Alisson e të vazhdoja të luaja me të", tha ish- tekniku i Dortmund në një intervistë për Kicker.

Në fund një urim për Karius: "Tani është 25 vjec, një moshë kur portierët vazhdojnë të përmirësohen. Të gjithë numrat 1 më të mirë bëjnë gabime. Por jemi totalisht të kënaqur me të".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI