Flash

Rekordi i frikshëm i Bernabeut, pa Ronaldon është i zbrazur

Lapsi.al 20 August 2018
Rekordi i frikshëm i Bernabeut, pa Ronaldon është i zbrazur

Në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu pa Cristiano Ronaldo Real Madrid ka regjistruar një rekord. Në fakt, bëhet fjalë për një rekord negativ: në sfidën me Getafe, e para e kampionatit (ndeshje e fituar 2-0), në Bernabeu ishin të pranishëm 48.446 spektatorë, e dhëna më e dobët për ndeshjet në shtëpi që nga 24 maji 2009 (ndeshja e fundit e kampionatit '08/'09, kundër Maiorca, sezoni i fundit pa CR7: ishin 44.270 spektatorë).

Problemet për Realin me largimin e CR7 janë pak të thuashë edhe ekonimike, krahasuar me 9 vitet e kaluar me portugezin në skuadër. Para ndeshjes me Getafe merengues shisnin të paktën 7.000 bileta të lira e shpresohej që të teseruarit me pushime të lironin vendet e tyre.

Në Spanjë e kanë nënvizuar se ikja e Ronaldos, mungesë e yjeve të rinj në merkato dhe humbja në Superkupë me Atletico kanë kontribuuar në këtë rekord negativ. Vitin e kaluar për ndeshjen e parë të kampionatit me Valencia, cishin prezent 65mijë spektatorë.

Por statistika që rezulton problematike është se në 9 vitet e fundit në dy ndeshjet që në Bernabeu është regjistruar rekord negativ kanë qenë ato kur Ronaldo nuk vishte fanellën e Real Madrid.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI