Flash

Real, Inter, Don Balon apo Modric, cili tregon variantin e vërtetë?

Lapsi.al 20 August 2018
Real, Inter, Don Balon apo Modric, cili tregon variantin e vërtetë?

Real Madrid akuzoi Interin për parregullsi në mënyrën e kontaktimit me Luka Modric, mesfushori shfajësoi zikaltrit duke thënë se nuk kanë kontaktuar me të asnjëherë, Don Balon shpjegoi se ishin menaxherët e lojtarit që ishin vënë në bisedime me Interin dhe Modric që e kundërshtoi duke e konsideruar "gënjeshtrën më të madhe të historisë". Vështirë të kuptohet se cili është versioni më i besueshëm në telenovelën që e shtyu fundin për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kroat, që ishte fare pranë Inter në këtë sesion merkato ka ndërhyrë me një replikë në rrjetet sociale. Modric, që në orët e fundit ndihmoi Inter të qartësonte pozicionin e tij para Fifa-s, ka thënë fjalën e tij mbi cështjen, duke shkruar komentin në faqen Futbolalreves: "Është gënjeshtra më e madhe e historisë". Një mesazh i qartë i futbollistit të Real Madrid që hedh poshtë totalisht ndërtimin e fakteve nga Don Balon sipas të cilit, vetë Modric, ka kontaktuar drejtuesit zikaltër përmes menaxherëve të tij për të parë nëse kishin interes.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI