Flash

Erdogan: Sulmi amerikan ndaj ekonomisë sonë nuk ndryshon nga sulmi ndaj flamurit

Lapsi.al 20 August 2018
Erdogan: Sulmi amerikan ndaj ekonomisë sonë nuk ndryshon nga sulmi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve, e ka konsideruar sulmin ndaj ekonomisë turke të njëjtë si ndaj flamurit kombëtar.

Ndërsa shfaqet në një video, ku uron të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit, Erdogan u shpreh se një sulm ndaj ekonomisë turke nuk ndryshon nga një sulm kundër flamurit.

“Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit ndaj flamurit. Qëllimi është të gjunëzojnë Turqinë dhe popullin turk, qëllimi është ta na robërojnë. Ata që mendojnë se Turqinë do ta mposhtin me goditjen ndaj monedhës, ndërsa nuk patën sukses duke përdorur organizata terroriste, çeta të ndryshme tradhtare dhe kurthe, së shpejti do të kuptojnë sa gabojnë. Me ndihmën e Zotit, vendi ynë është mjaft i fuqishëm që ta tejkalojë të gjithë këtë. Mjafton të jemi unik” - u shpreh Erdogan teksa iu referua krizës me monedhën turke.

SHBA dhe Turqia janë përfshirë në një krizë për shkak të arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi. Brunson është akuzuar për dhënie ndihme ndaj grushtit ushtarak të dështuar në vitin 2016.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Portret/ Kush është, Andrew Brunson, pastori që ka futur në konflikt ShBA me Turqinë 

Të këshilluara

Le Monde: Pse protestojnë rumunët

Të dielën më 12 gusht në mbrëmje, ata ishin ende disa mijëra. Pjesëmarrja e tyre ndryshon varësisht ngjarjeve, por kundërshtarët e qeverisë rumune kanë dalë në ...

10:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI