Flash

Jul Deda flet pas kalimit në Tv Klan/ A do bashkohet me Ermal Mamaqin dhe Gent Zenelajn

Lapsi.al 19 August 2018
Jul Deda flet pas kalimit në Tv Klan/ A do bashkohet me Ermal Mamaqin dhe

“Dublex” është spektakli i ri i humorit në ekranet shqiptare, bazuar në improvizimin, me drejtues artistik Julian Dedën. E njëjta trupë, i njëjti format si “Apartamenti 2 Xl”, me situata të reja, por jo aktorë të rinj. I zhvendosur tashmë në Tv Klan, Julian Deda gjen në këtë televizion edhe dy ish-kolegët e tij të grupit SHBLSH, Ermal Mamaqi dhe Gent Zenelaj.

Dihet tashmë që grupi është ndarë për arsye që djemtë i kanë treguar në të kaluarën. Shkak është bërë vendimi i Gentit për të lënë Vizion + dhe për të kaluar të Agon. Por a mund t’i shohim sërish të tre aktorët. Në një intervistë të gjatë për PanoramaPlus, Deda e ka lënë të hapur bashkëpunimin.

“Po, është e vërtetë që aty punojnë dy kolegët e mi, secili në emisionet e veta. Përsa i përket pyetjes për çfarë arsye do i refuzoja, unë jam një njeri që nuk njihem për refuzime. Nëse refuzoj dikë, e refuzoj përjetë, por ama nuk refuzoj kot. Por, njëkohësisht, jam shumë i vështirë për të ma mbushur mendjen, kështu që do u duhet shumë punë për të ma mbushur mendjen. S’e di, flisni me Ermal Mamaqin! (qesh)” – tha Deda. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Madonna hap një akademi për futbollistët

Malawi që ndodhet në Afrikë nuk është një vend i panjohur për Madonnen,pasi ajo ka birësuar 6 fëmijë qe në 2006,kur ajo kishte shkuar për një koncert bamirësie....

15:51

Selena heq dorë nga nata e MTV-së

Selena Gomez nuk do të jetë pjesë e MTV VMAs dhe mesa duket shkaku nuk është ish i dashuri i saj, Justin Bieber por nuk është e interesuar pasi nuk do të perfor...

15:04

Eliza Dushku i jep fund beqarisë

Ata kanë vendosur t’i japin fund beqarisë. 37 vjeçarja dhe Peter , 54 vjeç, do të martohen në një dasmë të vogël, me miqtë dhe famljarët e ngushtë. Peter ka ...

13:10

Adelina Tahiri organizon festën e bebit (Foto)

Teksa është shumë afër momenti kur vogëlushi i saj do të vijë në jetë, Adelina ka organizuar mbrëmjen e djeshme një festë të madhe “babyshower” ku është argëtua...

11:35

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI