Flash

Boateng lamtumirë Bayern, e konfirmon Hoeness

Lapsi.al 19 August 2018
Boateng lamtumirë Bayern, e konfirmon Hoeness

Jerome Boateng është gjithnjë e më pranë largimit nga Bayern Mynih. Pas një vere intesive merkato, ku për mbrojtësin u interesa fort Paris Saint Germain, është vetë presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness, që shprehet i hapur për shitjen e futbollistit: "Mundësia që të qendrojë? Për momentin janë 50 e 50" - ka thënë Hoenes për Sky News - "Do jemi të lumtur nëse do të qendronte, është një lojtar fantastik".

Presidenti i Bayern ka shtuar më pas: "Besoj se do të shkojë tek Paris SG. Jerome i ka kërkuar Rummenigge të ndryshojë ambjent". I ardhur në Mynih në 2011 nga Manchester City, vëllai i Kevin Prince ka diskutuar 259 ndeshje me fanellën e Bayern, duke shënuar 8 gola e duke fituar 6 kampionate, dy Kupa Gjermanie e një Champions League.

Tani për të duket në horizont një aventurë e re në Francë, në krah të Thiago Silva, për të mbrojtur portën e Gigi Buffon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI