Flash

Aretha Franklin nderohet nga bota e astronomisë

Lapsi.al 18 August 2018
Aretha Franklin nderohet nga bota e astronomisë

Aretha Franklin nderohet dhe nga bota e astronomisë dhe hapësirës. Iu dedikua asteroidi “249516 Aretha”, për ta kujtuar mes yjesh mbretëreshën e soulit, që ka fituar 17 “Grammy Awards”.

“Ndjejmë trishtim për ndarjen nga jeta të Aretha Franklin”, – shkruan “Nasa” në “Twitter”. “Asteroidi “249516 Aretha”, me diametër rreth 4 km i zbuluar nga misioni “NeoWise”, ka marrë emrin e mbretëreshës së soulit dhe do të vijojë orbitën përreth planetit Mars”.

Ndër këngët më të famshme të Franklin janë “Respect”, “Chain of Fools” dhe “Think”. Në vitin 2005 u nderua me Medaljen presidenciale të Lirisë. Funerali pritet të bëhet më 31 gusht.

Të këshilluara

Gjiko dhe Elita, së shpejti dasëm

Gjiko dhe Elita arritën ta mbanin të fshehur lidhjen e tyre për njëfarë kohe, edhe pse më pas mediat arritën t’i zbulonin. Kujtojmë se në fund të muajit qers...

16:09

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI