Wilder vazhdoi provokimet duke i thirrur Tyson "ti nuk më mund dot", gjë që natyrisht do ti japë edhe më tepër pritshmëri sfidës së ardhme për titull.
Dy boksierët e peshave të rënda janë konfrontuar më pas edhe në recepsionin e Europa Hotel në Belfast. debatet janë zhvilluar në prani të shumë tifozëve, që kanë ndaluar madje amerikanin të arrinte tek Fury, duke shmangur një betejë të parakohshme mes dy gjigantëve.
Fury është favorit i madh në ndeshjen me 33 vjecarin Pianeta dhe sipas gjasave, më pas do të sfidojë për gjerdanin e WBC, Wilder, përpara fundit të këtij viti.
WBC HEAVYWEIGHT CHAMPION DEONTAY WILDER IN BELFAST, CLASHES WITH JOHN FURY AT WEIGH IN ?@BronzeBomber @Tyson_Fury pic.twitter.com/DooOwoI1IU
— Frank Warren (@frankwarren_tv) August 17, 2018