Flash

Sindikata e Futbollistëve kundër Ligës Spanjolle për ndeshjet në SHBA

Lapsi.al 17 August 2018
Sindikata e Futbollistëve kundër Ligës Spanjolle për

Projekti i Ligës spanjolle për 'zbarkimin' në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të diskutohet një ndeshje duke filluar nga sezoni i i ardhshëm 2018-19 e që me shumë mundësi do të shohë protagonistë Barcellona apo Real Madrid, është sulmuar menjëherë nga sindikata spanjolle e futbollistëve profesionistë (AFE).

"Si zakonisht, La Liga injoron opinionin e futbollistëve dhe i impenjon në evente ku përfitimin e ka vetëm lega, pa llogaritur shëndetin e lojtarëve e rreziqet që sjell për ata", shkruhet në komunikatën për shtyp të sindikatës. Edhe tifozët, përfshirë ata që kanë aksione në klube, kanë protestuar, duke kërkuar mobilizim kundër këtij plani të Ligës spanjolle.

La Liga, në fakt, kishte komunikuar zyrtarisht një ditë më parë akordin me amerikanen Relevant për të cuar përpara zhvillimin e shpërndarjen e futbollit spanjoll në Amerikën e Veriut. Akordi parashikon zhvillimin e një ndeshje të sezonit zyrtar (me shumë mundësi Real Madrid ose Barcellona) në SHBA ose Kanada për 15 vitet e ardhshëm, përmes krijimit të shoqërisë "La Liga North America".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI