Flash

Paqe, apo armiq në shtëpi? Mou mban Pogba kapiten

Lapsi.al 17 August 2018
Paqe, apo armiq në shtëpi? Mou mban Pogba kapiten
"Pogba? E vërteta është se kemi bashkë prej dy vjet e disa javë e nuk kam qenë kurrë më i lumtur me të se tani, kjo është e vërteta. Nuk mund ti kërkoj asgjë më shumë". José Mourinho, tekniku i Manchester United, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Brighton, ka folur përsëri për raportin me mesfushorin kampion bote, pas lajmeve që qarkulluan mbi një zënkë përpara debutimit në Premier League. Pogba "mbetet kapiteni" për ndeshjen me Brighton, edhe pse Mourinho ka shpjeguar se Antonio Valencia do ta rimarrë shiritin kur të kthehet në fushë pas dëmtimit në pulpë. Special One ka refuzuar me delikatesë të komentojë shpërthimin pas ndeshjes kundër Leicester të Pogba. "Nuk më intereson", ka thënë Mourinho. "E përsëris: dua të luajë mirë, të luajë për skuadrën e tifozët. Nuk është zënë kurrë me mua, nuk kemi patur kurrë shkëmbim batutash, respektojmë njëri-tjetrin dhe nuk kam asnjë problem", përfundoi Mou.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI