Flash

Moti i nxehtë, mjekët bëjnë apel për të shmangur seksin

Lapsi.al 17 August 2018
Moti i nxehtë, mjekët bëjnë apel për të shmangur

Me temperatuart e larta në Kolumbi, vendasit në qytet kanë nevojë për dushe të ftohta edhe për një arsye tjetër. Atyre iu është thënë që nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale për të përballuar motin e nxehtë.

Santa Marta është një qytet bregdetar piktoresk në Detin Karaibe, në krahinën veriore të Magdalenës. Me temperaturat e verës që ngrihen mbi 40 gradë celsius mund të duket si koha e përkryer për seks, por sekretari i shëndetësisë i qytetit ka paralajmëruar banorët vendas që të përmbahen.

Sekretari Julio Salas tha se shmangia e seksit në mes të ditës ishte logjike, ashtu si njerëzit duhet të shmangnin stërvitjen e lodhshme në kushte të tilla.

"Prandaj, është më mirë të kryeni marrëdhënie seksuale natën kur temperatura e ambientit është më e ulët,"-tha ai.

Ata që kanë kondicionerë, megjithatë, kanë bekimin e Salas për të marrë sa më shumë kënaqësi gjatë pasdites.

Ndërsa temperaturat e verës zakonisht janë të larta në Santa Marta, qyteti ka qenë në kthetrat e një valë të nxehtë gjatë javëve të fundit.

Ndërsa spitalet janë mbushur me pacientë që vuajnë nga të përzierat, të vjellat dhe dhimbja kokës, të gjitha simptomat që shkaktohen nga moti nxehtë.

Të këshilluara

Kylie dhe Travis, gati për fejesë

Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se kanë një mardhënie të bukur dhe janë mjaft të lumtur bashkë me vajzen e tyre, Stormi. Mesa duket ata po mendojnë ta c...

09:52

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI