Flash

Juventus humb kampionin e saj "ekskluziv", largohet Marchisio

Lapsi.al 17 August 2018
Juventus humb kampionin e saj "ekskluziv", largohet Marchisio
Juventus surprizohet në ditën e fundit. Claudio Marchisio nuk do të jetë më për herë të parë në karrierë një futbollist i Juventus. Mesfushori bardhezi zyrtarisht ka zgjidhur kontratën që e lidhte me kampionët e Italisë dhe është i lirë të nisë një aventurë të re. Ende nuk ka të dhënë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm Marchisio, por për të ishin interesuar kohët e fundit disa skuadra franceze mes të cilave edhe Monaco. Juventus nuk do të ketë më kështu Princin e saj në fushë. Claudio ka luajtur gjatë gjithë karrierës me Juventus dhe ka dalë gjithashtu nga Akademia bardhezi. 33 gola në karrierë për 32 vjcarin, që kishte parë ti ngushtoheshin hapësirat në zgjedhjet e teknikut Allegri. Ishte deri diku i pritshëm largimi i Marchisios, edhe pse në Torino shpresuan se mesfushori do të qendronte edhe një tjetër vit në bardhezi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI