Gjiko dhe Elita arritën ta mbanin të fshehur lidhjen e tyre për njëfarë kohe, edhe pse më pas mediat arritën t’i zbulonin.
Kujtojmë se në fund të muajit qershor, reperi Asdren Gjikolli i propozoi për fejesë moderatores dhe që nga ai moment, mediat dhe jo vetëm kanë qenë në kërkim të atij që do të jetë hapi i radhës në jetën e çiftit.
Thashetheme të tjera dolën kur mediat aluduan se Elita mund të jetë shtatzënë, një gjë kjo e pavërtetuar që pritet të zbulohet me kohën. Ama, sipas burimeve të Prive.al, ajo çka është zbuluar është fakti se çifti po shkon drejt altarit, për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Thuhet se data e rëndësishme për jetën e çiftit do të jetë 23 gushti