Flash

Elon Musk: Viti më i vështirë i karrierës time

Lapsi.al 17 August 2018
Elon Musk: Viti më i vështirë i karrierës time

Ky vit i kaluar ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,”-tha shefi ekzekutiv i Tesla, në një intervistë emocionale me The New York Times. “Ishte tronditëse.”

Pas premtimit për të prdhuar 5,000 Model 3 Teslas, Musk u shpreh se ka fjetur në fabrikë.

“Kishte raste kur unë nuk dilja nga fabrika për 3 ose 4 ditë .Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi”

Intervista e miliarderit vejn pas trazirave që u shkaktuan javën e kaluar kur si shkruajti në Tëitter se kishte siguruar financimin për të marrë prodhuesin privat të makinave elektrike.

Lajmërimi i tij bëri që aksionet e Teslës të bien, si edhe u ngrit padi dhe raportohet se po shqyrtohet nga rregullatorët.

Postimi me fjalët si “financimi i siguruar” dhe çmimet do të ishin “në 420 dollarë”, nisën një hetim federal, pasi shihet si manipulim i tregut dhe rezulton se qeveria saudite i kishte folur për financimin.

Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rritë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.

Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.

Të këshilluara

Gjiko dhe Elita, së shpejti dasëm

Gjiko dhe Elita arritën ta mbanin të fshehur lidhjen e tyre për njëfarë kohe, edhe pse më pas mediat arritën t’i zbulonin. Kujtojmë se në fund të muajit qers...

16:09

Yjet e Instagramit nën hetim për reklamat

Duke filluar nga çajrat për humbjen në peshë, e deri te setet e zbardhimit të dhëmbëve, yjet e Instagramit dhe rrjeteve të tjera sociale janë të njohur për rekl...

14:23

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI