Flash

Dështimi i eksperimentit pa policë dhe fitorja me sherr e Skënderbeut

Lapsi.al 17 August 2018
Dështimi i eksperimentit pa policë dhe fitorja me sherr e

Kampionati filloi. Vetëm se fillimi nuk ishte ai më i bukuri, madje nëse llogaritet që incidenti ndodhi në Korcë, të frikëson në atë që mund të ndodhë në fusha të tjera (katastrofë në Kategorinë e Parë). Skënderbeu fiton në të parën e kampionatit, në një ndeshje të rivalizuar me Partizanin, të vendosur nga një 11 metërsh, që diktoi garën.

Dejvi Bregu bëri veprimin që di të bëjë ai dhe Muzaka e ekzekutoi si di ai, duke vrarë shpresat e Gegës për një rezultat pozitiv në startin e kampionatit të 80. Tekniku i Partizanit nuk ka ende një fitore në ndeshjet zyrtare në krye të të kuqve, madje nuk njeh as barazimin, duke e bërë aventurën e tij në ngjitje.

Skënderbeu i Orges Shehit dominoi mesfushën dhe me kualitetet mori suksesin e dytë brenda javës, pas Superkupës së Shqipërisë kundër Lacit.

" Nuk jam i kënaqur edhe po të dilja barazim. Gabuam në një moment. Po gjithsesi është ndeshja e parë. Është rrugë e gjatë. Ishim përgatitur për të marrë maksimumin, por futbolli kështu e ka" deklaroi Gega pas ndeshjes, por ajo që Partizani reflektoi ishte një Hebaj i izoluar, që nuk mund të mbajë mbi vete peshën e fanellës së kuqe dhe pretendimet e një skuadre që kërkon titullin e parë që i mungon nga 1993.

Të këshilluara

Konflikt i hapur, Lega A kundërsulmon Tebas

Debat në distancë tani dhe konflikt i hapur mes Ligës së futbollit në Itali dhe asaj në Spanjë. Pas deklaratave të Javier Tebas, presidenti i Ligës së futbollit...

19:43

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI