Flash

Video/Historia e Saul, lojtari që dikur e tallën tek Real dhe u hakmorr në Talin

Lapsi.al 16 August 2018
Video/Historia e Saul, lojtari që dikur e tallën tek Real dhe u

Diego Costa ishte protagonisti, por çmimin Oskar për një mbrëmje të paharrueshme në Superkupën Europiane e meriton Saul. Çfarë fitore për lojtarin e Atletiko Madrid! Një e kaluar tallëse në dhomat e zhveshjes së Los Blancos e një e tashmë si ndëshkues i Real Madrid. Pas fitores së Colchoneros, me golin që i hapi rrugën triumfin të rëndësishëm ndërkombëtar, ka një histori bulizmi.

I TALLUR – Në një intervistë dhënë për Mundo Deportivo, Saul ka rrëfyer sa i komplikuar ishte qendrimi i tij tek të rinjtë e Real. “Ishte një jetë e pamundur, më vidhnin këpucët e ushqimin shpesh akuzohesha edhe për cfarëdo që ndodhte. I dërguan trajnerit madje edhe një letër me veprime që nuk i kisha kryer kurrë. Asnjëherë nuk më besuan dhe 11 – 12 vjec nuk munda më të duroja abuzimin”.

RILINDJA – Një fëmijëri që ishte praktikisht një ferr dhe zgjidhja e vetme ishte të ndryshonte skuadër. Në Madrid kishte alternativë, Atletico. E kështu, Saul kaloi Manzanarre dhe zgjodhi Colchoneros. 2008 ishte viti që i ndryshoi jetën. Saul, në një ambjent ku ndihej mirë u rrit dhe fitoi besim. Klasi, ai kurrë nuk i kishte munguar, e ndihmoi që katër vjet më pas të fitonte tituj në Spanjë e në Europë duke nisur ngjitjen në futbollin që ka rëndësi.

HAKMARRJA – Saul fitoi edhe Superkupën, por i kishte munguar dicka, që në fakt i mungonte të gjithë shokëve të tij të skuadrës. Të triumfonte duke mundur rivalët e përhershëm. E në mbrëmjen e gushtit ai mori revanshin e duhur. Koha është kura për gjithcka: I talluri i dhomave të zhveshjes së Real Madrid u bë pikë referimi në mesfushën e Atletico Madrid dhe një mbrëmjë vere pushtoi Madridin kështu....

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/og/OG06.mp4

Të këshilluara

Video/ Koke vret ndeshjen me golin e katërt

Dorëzohet Real Madrid në kohët shtesë. Vetëm 5 minuta pas avantazhit, Koke mbyll llogaritë me golin e katërt në minutën e 104. mesfushori i con shifrat në 4-2, ...

23:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI