Flash

Renditja e FIFA-s/ Rekord negativ për Italinë, nuk ndryshon pozita Shqipëria

Lapsi.al 16 August 2018
Renditja e FIFA-s/ Rekord negativ për Italinë, nuk ndryshon pozita

Pas rezultateve të 64 ndeshjeve të kampionatit Botëror në Rusi është e natyrishme që kanë lëvizur balancat, por nuk ishte menduar kurrë rekordi negativ i Italisë, që ka përfunduar jashtë 20 më të mirëve. Nuk ndryshon pozita Shqipëria, duke qenë edhe se nuk ka patur impenjime, ndërsa kryesimin e klasifikimit e ka tashmë Franca kampionia e re e botës.

Skuadra e Deschamps ka kaluar mbi Gjermaninë, që nga ana e saj ka zbritur me pikiatë në vendin e 15, e kaluar edhe nga Belgjika, Brazili, Kroacia e Uruguaji. Për tu evidentuar është rikthimi i fuqishëm i Rusisë, që ka rikuperuar më shumë se 10 pozicione, si askush tjetër. Italia humbi dy vende dhe zbriti në pozicionin e 21° të renditjes së FIFA (pozicion që është më i ulëti në historinë e të kaltërve).

Nuk ka ndryshuar vendi i 58 për Shqipërinë e Christian Panuccit, që duke qenë se nuk ka luajtur asnjë ndeshje ka mbetur në kuotë të njëjtë pikësh 1384, pas Koresë së Jugut e përpara Bolivisë.

FIFA/Coca-Cola World Ranking

Të këshilluara

Video/ Koke vret ndeshjen me golin e katërt

Dorëzohet Real Madrid në kohët shtesë. Vetëm 5 minuta pas avantazhit, Koke mbyll llogaritë me golin e katërt në minutën e 104. mesfushori i con shifrat në 4-2, ...

23:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI