Flash

Mourinho "përze" Pogba: "Nëse do të ikësh përsëri..."

Lapsi.al 16 August 2018
Mourinho "përze" Pogba: "Nëse do të ikësh

Në Manchester ka një cështje dhe sa vjen e po bëhet më e madhe. Konflikti mes Paul Pogba dhe teknikut Jose Mourinho po rrezikon të jetë fatal për njërin nga të dy. Pogba ndihet i burgosur i Manchester United, Mourinho është i lodhur nga ankimet e mesfushorit francez. The Sun, duke cituar një burim në dhomat e zhveshjes së Djajve të Kuq, ka publikuar një debat të fortë mes të dyve, në lidhje me fjalët e thëna nga ish-juventini pas ndeshjes me Leicester ("Këtu nuk jam i lumtur por nuk flas më shumë, përndryshe gjobitem").

"Nëse do përsëri të largohesh nga Manchester - i ka thënë Mourinho mesfushorit - duhet vetëm të më kërkosh të të lë të ikësh. E nëse ke ndonjë problem, flit me mua ballë për ballë e jo me median". E menjëherëshme dhe therëse, gjithnjë sipas tabloidit londinez, përgjigja e Pogba: "Nëse do të më flasësh, thërrit menaxherin tim".

Pogba ndihet në fakt i burgosuri i Manchester United, edhe më shumë tani që në Angli u mbyll merkato. Mundësia teorike për tu larguar nga Djajtë e Kuq e për tu transferuar në Spanjë është (merkato spanjolle është e hapur deri në 31 gusht) dhe mesfushori kërkon transferimin tek Barcelona. Sipas Daily Mail, francezi ka gjetur edhe akordin për një kontratë 5 vjecare prej më shumë se 20 milionë euro në sezon, por vështirë se operacioni mund të konkludohet duke qenë se United nuk mund të kthehet në merkato përpara dimrit.

Të këshilluara

Video/ Koke vret ndeshjen me golin e katërt

Dorëzohet Real Madrid në kohët shtesë. Vetëm 5 minuta pas avantazhit, Koke mbyll llogaritë me golin e katërt në minutën e 104. mesfushori i con shifrat në 4-2, ...

23:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI