Flash

Mbi 200 gazeta vendosin të sulmojnë Trump-in në mënyrë të organizuar

Lapsi.al 16 August 2018
Mbi 200 gazeta vendosin të sulmojnë Trump-in në mënyrë

Më shumë se 200 gazeta do të nisin këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër shtypit të lirë.

Inisiativa që erdhi nga Marjorie Pritchard, shefja e rubrikës debat në  “The Boston Globe” u bëri thirrje për një reagim të gjerë në shkallë kombëtare, ndaj “luftës së ndyrë” të presidentit kundër medieve, duke e titulluar atë #EnemyOfNone (Armiq të askujt). Trump i ka etiketuar së fundmi gazetarët si “armiq të popullit”. Kjo shprehje mendohet të jetë krijuar nga gazetari komplotist  Alex Jones, të cilin tashmë e kanë përzënë shumë media serioze nga stafet e tyre. Ai pretendon se ia ka dhënë këtë shprehje ish kandidatit për president që në vitin 2015, kur e priti atë në një emision radiofonik. “The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, më 16 gusht, e u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Reagimi pozitiv fillestar nga 100 organe mediatike u rrit, duke iu bashkuar nismës 350 gazeta të mëdha kombëtare dhe lokale si Houston ChronicleMinneapolis Star TribuneMiami Herald ou le Denver Post, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare, si “The Guardian”. Editoriali që ato do të botojnë nuk do të jetë i nëjti tekst për t'i lënë sejcilës prej këtyre mediave lirinë e saj të shprehjes. Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”. Në një tubim në Florida, në korrik, CNN lmoi mbështetësit e Trumpit që fyenin dhe shanin gazetarët që mbulonin ngjarjen.
Në fakt nuk mungojnë edhe ata që nuk e kanë përkrahur këtë nismë duke e konsideruar atë jo esikase njofton gazeta Le Monde e lexuar nga Lapsi.al. Kështu psh ëall Street Journal nuk iu bashkëngjit inisiativës duk shpjeguar se të sulmosh Trump, për të njëjtat argumenta dhe në të njëjtën kohë nuk është një lëvizje e zgjuar për të shtuar lexuesit në mes të elektoratit të djathtë. Pas sulmeve të mbi 200 mediave pritet cili do të jetë reagimi i presidentit të ShBA në Twitter. Burimi le Monde/ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI