Pas 3 vitesh ekperience si moderatore e “Në Shtëpinë tonë”, Anjeza Maja ka vendosur të largohet për të rifilluar një tjetër projekt në televizionin konkurrent Tv Klan.
Ndërkohë që në media është aluduar për rolin që do të ketë Anjeza në Tv Klan, Blitz.al ka mësuar se moderatorja do të jetë konkurrente në një nga spektaklet të këtij televizioni.
Burime për Blitz.al kanë treguar se Anjeza do të jetë një nga konkurrentet e edicionit të ardhshëm të “Dance With Me” ku do të tentojë të kërcejë disiplina nga më të ndryshmet.