Flash

Video/ Reali fundoset pa CR7, Atletiko rrëmben Superkupën e Europës

Lapsi.al 15 August 2018
Video/ Reali fundoset pa CR7, Atletiko rrëmben Superkupën e

Trofeu i parë i rëndësishëm pa Cristiano Ronaldon dhe Real Madrid e humbet, pavarësisht se në fushë kishte talismanin Raphael Varane me 11 finale të fituara në 11. Lopetegui nuk e kishte menduar kaq të vështirë startin në krye të merengues, të dorëzuar 4-2 pas kohëve shtesë.

Nuk kishte rëndësi, ose ndoshta edhe kishte, lënia në pankinë e Luca Modric në fokusin e debateve të merkatos dhe i paqetë për ta nisur ndeshjen nga pankina. po ashtu edhe Courtois pranoi hierarkinë e atij që e kishte sjellë Realin në këtë ndeshje Navas.

Simeone i dënuar e pa ndeshjen nga pankina, por Diego Costa i dha shpejt kënaqësinë me golin rekord të kompetcionit, ende pa u kompletuar minuta e parë. Tentativat e merengues, të pamësuar me humbje, filluan të ngjanin me një ofensivë të plotë, (në fushë edhe Modric) deri kur Benzema dhe Ramos përmbysën rezultatin.

Dukej sikur ishte Reali i vjetër e fitues, në një sezon të ri, por i vjetër ishte vetëm nga mosha, sepse mentalitetin e kishte humbur, madje pëson hakmarrjen e ftohtë të Colchoneros që priste në pjatë që nga 2014 në finalen e humbur të Champions.

Me dëshirë, me tërbim, skuadra e Simeone barazon me Diego Costën, që i lejon pastaj Saul e Kokë të kompletojnë misionin e thyerjes së dominimit të merengues të viteve të fundit. Atletico ngre me meritë trofeun e Superkupës, e treta në histori pas sukseseve në 2010 e 2012. Real dështon të arrijë në krye të fituesve të mëdhenj Barcellonën e Milan dhe e fillon keq periudhën pa Cristiano Ronaldon.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/b3/B3wN.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4q/4qrd.mp4

https://clips.clippit.tv/lnxpxr/720.mp4

https://clips.clippit.tv/aqrzrm/720.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/og/OG06.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0o/0OBW.mp4

Të këshilluara

Video/ Koke vret ndeshjen me golin e katërt

Dorëzohet Real Madrid në kohët shtesë. Vetëm 5 minuta pas avantazhit, Koke mbyll llogaritë me golin e katërt në minutën e 104. mesfushori i con shifrat në 4-2, ...

23:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI