Flash

Pas Turit edhe Orinda braktis "Vizion Plus"

Lapsi.al 15 August 2018
Pas Turit edhe Orinda braktis "Vizion Plus"

Me afrimin e muajit shtator, që shënon dhe nisjen e sezonit të ri televiziv, televizionet e mëdha në vend duket se po nxitojnë të bëjnë marrëveshjet e fundit për të rinovuar programacionin e tyre që këtë vit duket se do të jetë plot surpriza.

Lëvizja më e re në tregun mediatik është ajo e Orinda Hutës, që siç ka mësuar “iconstyle.al” do të largohet nga ekrani i “Vizion Plus” ku prej vitesh ka drejtuar emisione të ndryshme si “Vizioni i Pasdites”, “Fustani i ëndrrave” dhe “Cover”.

Ky largim i moderatores vjen vetëm pak kohë pasi bashkëshorti i saj, moderatori dhe producenti Turjan Hysko gjithashtu pranoi se do të braktiste televizionin “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në “Klan”, ku së shpejti pritet ta shohim në drejtimin e emisionit “Familja” dhe në regjinë e show-t humoristik “Dupelx”.

Dhe ashtu siç pritej, edhe Orinda duket se do t’i bashkohet Turit në “Klan” pasi “iconstyle.al” ka mësuar se Huta është në bisedime me drejtuesit e televizionit për një emision të ri në këtë ekran dhe prania e saj kohët e fundit në ambientet e këtij televizioni nuk ka kaluar pa u vënë re.

Megjithatë, projekti që do t’i besohet Orinda Hutës në “Klan” me siguri do të zbulohet në vjeshtë, atëherë kur publiku do të njihet me gjithë surprizat që televizionet kanë rezervuar për këtë sezon.

Të këshilluara

Bebe Rexha: Nuk i përkas Hollywood-it

Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Fault”, e cila ka folur rreth rrugëtimit të saj në muzikë, suksesve dhe famës. E pyetur se si po e...

14:44

Shyhet dasma e Paris Hilton me Chris Zylka

Paris Hilton dhe Chris Zylka shtyjnë dasmën e tyre për pranverën e ardhshme që të kenë më shumë kohë për të përgatitur çdo detaj. 37-vjeçari dhe Paris do të ma...

14:31

Travis Scott di si të kujdeset për fansat

Nëse je fans i Travis Scott mund të kesh qënë me fat sot. Reperi festoi për albumit e tij te ri duke dhënë para nëpërmjet një aplikacioni online. “Astroworld” ...

14:11

Beyonce rrëfen periudhën e shtatëzanisë

Së fundmi  Beyonce është shfaqur në kopertinen e revistes “Vogue”me nje makiazh të lehtë dhe kjo jo pa qëllim. Këngëtarja rrëfen periudhën pas lindjes së fëm...

14:09

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI