Flash

Lojtari i kombëtares drejt Lecces, Ajeti emri i duhur për mbrojtjen

Lapsi.al 15 August 2018
Lojtari i kombëtares drejt Lecces, Ajeti emri i duhur për mbrojtjen

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Arlind Ajeti, kërkon të largohet me cdo kusht nga Toro. Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë me klubin "Granata", por mund edhe ta zgjidhë me konsensus ndaj dhe po vlerëson disa alternativa.

Për shqiptarin ishte interesuar dhe madje bëri propozim konkret Crotone, por një rikthim aty nuk është intrigues për mbrojtësin. Në orët e fundit në lojë është futur Lecce, e sapo ngjitur në Serie B dhe mundësia për të gjetur një akord është e madhe.

Tekniku Liverani e ka kërkuar vetë Ajetin, tek shoqëria, si element për të forcuar mbrojtjen dhe ky vlerësim e ka bërë shqiptarin të reflektojë. Për më tepër, hapësirat e munguara në Torino e kanë bërë të dëshirueshëm largimin për 24 vjecarin, që nuk do të humbasë me tepër hiararki në preferencat e teknikut kuqezi Christian Panucci.

Të këshilluara

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor...

15:11

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI