Flash

"Klubi më i mirë në botë", Barnsley bën ftesën prekëse

Lapsi.al 15 August 2018
"Klubi më i mirë në botë", Barnsley bën
Një gjest i bukur, ai i kryer nga Barnsley. Klubi anglez, që militon në Championship, është bërë protagonist i një akti të admirueshëm ndaj Chris, një tifoz që vuan nga disa probleme të shëndetit. Duke u njohur me vështirësitë e Chris, klubi i Barnsley, i ka dërguar një letër të firmosur nga administratori i deleguar Gauthier Ganaye ku i është ofruar ndihma e duhur dhe një ftesë për kafe: “I dashur Chris, Ndjesë për këtë letër pa ndonjë arsye të dukshme, por kisha dëshirë të të shkruaja. U njoha nga rrjetet sociale për faktin se nuk ke kaluar momente të mira kohët e fundit. Nuk jam i qartë për cfarë bëhet fjalë, por shpresoj që gjithcka të rregullohet për ty. Ke qenë një tifoz i kësaj skuadre për shumë vjet, kështu që nëse mund të bëjmë dicka për ty, të lutëm të na e bësh të ditur. Je i lirë të vish këtu kur të dëshirosh. Dera ime është e hapur dhe kemi më në fund edhe një ekspres për kafe: duhet të falenderojmë Alfie Mawson për këtë! (lojtar i shitur në 2016 tek Swansea për 300 mijë euro)“. Menjëherë, Chris e publikoi letrën në Twitter, me komentin: “Klubi më i mirë në botë” që tregon sa shumë e ka vlerësuar gjestin e klubit të tij të zemrës. Ndonjëherë mjafton pak për të qenë pranë tifozëve.

Të këshilluara

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor...

15:11

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI