Flash

Kërkohej nga Juventus e Manchester United, Godin tregon pse zgjodhi të qendrojë tek Atletico

Lapsi.al 15 August 2018
Kërkohej nga Juventus e Manchester United, Godin tregon pse zgjodhi të

Diego Godin i tha jo shumë ofertave në merkaton e kësaj vere për shkak të lidhjes së tij të fortë me Atletico Madrid, por edhe "për motive personale". E shpjegon kështu vendimin e tij uruguajani për të mos e lënë klubin e Colchoneros. Diego Godin foli nga Tallinn ku ndodhet për të luajtur Superkupën Europiane: "Jam krenar që jam kapiten i skuadrës dhe dua të vazhdoj ta ndihmoj sa të kem mundësi", thotë Godin që bën të ditur se ka patur "oferta të ndryshme" për të lënë Wanda Metropolitano. Të gjitha të refuzuara, duke nisur nga ajo e Manchester United që, në krahasim me Juventus, i ofronte një kontratë milionere: "Nuk e kam rinovuar ende kontratën - thotë uruguaiani - Kam marrë vërtetë shumë oferta, por qendrova tek Atletico Madrid për motive personale".

Të këshilluara

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor...

15:11

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI